Legjitimuan procesin? Avokati i Berishës tregon pse shkuan sot në seancë gjyqësore
Ish-kryeministri Sali Berisha i cili është në një betejë të re me SPAK-un, nuk ishte sot i pranishëm në seancën gjyqësore që u mbajt në GJKKO, pasi është vënë në akuzë për “korrupsion pasiv, por u përfaqësua nga dy avokatë të tij, Genc Gjokuta dhe Sokol Mëngjesi.
Në një kohë që Berisha e cilëson masën e sigurisë ndaj tij si anti-Kushtetutes ndaj tij, avokati Gjokuta u kujdes që të sqaronte se prezenca e palës mbrojtëse sot në GJKKO nuk është një legjitimim të procesit. Sipas tij prania e tyre është një dokumentim të deligjitimitetit të kësaj seance, por edhe të të gjithë procesit në tërësi.
“Prezenca jonë nuk lidhet me legjitimimin e procesit, por me parashtrimin e kërkesave që ta vënë në binar këtë çështje. Duhet të shkojmë, të bëjmë kërkesat përkatëse, siç ishte kërkesa për përjashtimin e procesit, por dokumenton de-legjimitetin e këtij procesi”,-tha Gjokuta në ”A2cnn”.
Me shumë gjasa, Berishën nuk do të jetë i pranishëm në asnjë seancë gjyqësore, sepse pala mbrojtëse ka marrë një prokurë me të drejta të plota nga ish-kryeministri, për ta përfaqësuar atë deri në përfundim të këtij procesi. Për këtë, ka gjetur dakordësinë dhe nga organi i akuzës, si edhe nga trupa gjykuese.
”Nga ana e Berishës janë përpiluar 2 prokura, një për mua një për kolegun tim, Sokol Mëngjesin dhe ne i paraqitëm prokurat dhe gjykata dhe me dakordësinë e prokurorëve e pranoi vijimin e gjykimit në mungesë të Berishës, për sa kohë na jepte të gjitha tagrat”,-tha Genc Gjokuta, avokati i Sali Berishës.
KOHA JONË SONDAZH

