Lehtësitë doganore, Interbrands merr statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, i dhanë certifikatën e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OEA) kompanisë “Interbrands”. “Interbrands” është një nga 4 kompanitë shqiptare që ka arritur të marrë këtë status.

Gjatë një ceremonie të zhvilluar pranë kësaj kompanie, Ministrja Denaj, theksoi, se me marrjen e statusit OEA biznesi përfiton një sërë lehtësish, si reduktim të kohës së eksport/importit, procedurat doganore, i ofrohet trajtim prioritar, siguri më e lartë dhe me standarde europiane.

Kreu i Doganave, Genti Gazheli, duke përgëzuar sipërmarrësin për rritjen e standardeve si në shërbim dhe tregti, tha, se mirëpresim çdo aplikim për këtë proces, për të cilin garantojmë mbështetjen dhe asistencën e stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa përfaqësuesi i biznesit vlerësoi rëndësinë e këtij statusi, jo vetëm në doganat shqiptare, por edhe në ato rajonale, si dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?