Lehtësohen masat në burgje. Shtohen takimet për të miturit dhe të martuarit, ja rregullat e reja

Lehtësohen masat kufizuese lidhur me pandeminë e Covid, për takimet me familjarët në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Nisur nga ulja e riskut të infektimeve, nivelit të lartë të vaksinimit, përvojës së fituar, situatës aktuale ku në asnjë IEVP nuk ka të prekur, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka propozuar Ministrit të Drejtësisë, z.Ulsi Manja lehtësimin e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Të burgosurit meshkuj kanë të drejtën e vizitës 2 herë në muaj, duke garantuar higjienën e nevojshme, kontrollin shëndetësor gjatë hyrje daljeve, disponimin nga familjarët të certifikatës së vaksinimit, ose të raportit mjekësor që vërteton shërimin e tij.
Për të burgosurit që janë prindër dhe kanë fëmije të mitur të aplikohet program i prindërimit.
Për të burgosurit gra dhe të mitur të lejohen 4 takime në muaj.
Për të dënuarit e martuar apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të familjes, të lejohen një takim i zgjatur në muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?