“Leje për pazar”, 100 mijë aplikime brenda 24 orëve
Pandemia e Covid-19 ka futur prej 20 ditësh Shqipërinë në shtetrrethim dhe lëvizja e qytetarëve do të bëhet me leje. Vetëm në datën 31 mars nga aplikacione e-albania ka pasur 60,200 aplikime nga qytetarët për leje dalje. Ndërsa 39,066 kanë qenë aplikimet me anë të mesazheve. Orari më i kërkuar në fashën 5 me 13 është ora 10:00-11:00. Gjatë këtij fashës së përcaktuar nga qeveria qytetarët mund të aplikojnë për të dalë një orë nga shtëpia për të bërë pazar apo për nevoja të tjera bazike. Këtu përjashtim bëjnë pensionistët, të cilëve nuk i pranohet aplikimi, pasi nuk lejohet të dalin nga banesa.