Leka Bungo: Kur i hipen kalit së prapthi, zoti drejtor i përgjithshëm i RTSH!
KUR I HIPEN KALIT SE PRAPTHI
-Letër përsonale-
L E T E R EDHE PER KONTROLLIN E LARTE TE SHTETIT
Problemet e trajtuara ne kete shkrim nuk behen publike per here te pare .
Shume prej tyre jane ngritur ne Keshillin Drejtues te Radio Televizionit Shqipetar dhe ne Shtypin e perditeshem .
Per disa syresh qe sipas gjykimit tim konsiderohen serioze , i jam drejtuar Komisionit te Medias prane Kuvendit te Shqiperise , Kryetares se Kuvendit , Kryeministrit , Presidentit te Republikes por edhe pse kane kaluar disa muaj si pergjigje kam marre “ heshtjen “ .
Kjo eshte arsyeja qe sot i jam drejtuar edhe lexuesit , por edhe Kontrollit te Larte te Shtetit .
* * *
Sipas Ligjit , organi me i larte qe duhet te udheheqe veprimtarine e Radio Televizionit Shqipetar eshte Keshilli Drejtues i cili eshte zgjedhur nga Kuvendi i Shqiperise .
Kane kaluar dy vjet nga zgjedhja e tij dhe gjate kesaj periudhe te gjithe Vendimet e marra jane votuar nga shumica , ashtu sic e kerkon Ligji dhe Statuti i R.T.SH-se .
Se pari , sipas gjykimit tim , Vendimet e shumices nuk kane qene dhe nuk mund te jete KURDOHERE TE DREJTA edhe pse votimi i tyre ka qene gjithehere qellim mire .
Se dyti , ajo qe shpesh behet pengese ne trajtimin e problemeve te rendesishme eshte HESHTJA e shumices , e cila i zhvlefteson ato deri ne zhberje .
Se treti , Informacioni qe duhet te marre Keshilli Drejtues rreth aktiviteteve te rendesishme te Institucionit mungon .
Kjo sepse , ndryshe nga sic e parashikon Ligji , Drejtori iedhe pse ka kaluar me shume se nje vit nga dita e emerimit te tij , ka Raportuar vetem NJE HERE perpara Keshillit .
Keto jane motivet qe me nxiten t’I drejtohem edhe Kontrollit te Larte te Shtetit ne rolin eArbitrit .
TRANSPARENCA
Dialog Shkresash:Date 11.05/2022 Prot. 61. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise , Kreu i II , Lirite dhe te Drejtat vetjake , Neni 23 thekson :
1 . E drejta e informimit eshte e garantuar ,
2 . Kushdo ka te drejte , ne perputhje me Ligjin te marre informacion per
veprimtarine e organeve shteterore si dhe te personave qe ushtrojne funksione shteterore.
Date 12. 05.2022 Prot. nr. 1689/2
Keshillit Drejtues,sipas Ligjit ,Drejtori i Pergjitheshem eshte menaxheri kryesor i R.T.SH-se i cili drejton dhe kontrollon administrimin e veprimtarise ne R.T.SH., pra organizon dhe menaxhon punen jo vetem se ai
eshte personi qe pergjigjet per cdo gje por edhe si pasoje e parashikimit ligjor eshte ai qe duhet te informoje Keshillin Drejtues per cdo informacion
te nevojshem te ketij organi kolegjal dhe pas nje vendimi po kolegjal te ketij organi …”
* * *
Zyra e Protokollit dhe te gjthe Departamentet ne R.T.SH. kane marre urdher qe te mos japin asnje Informacion qe u kerkohet . Per te gjithe dhe per cdo gje , i vetmi qe mund te jape informacion eshte Drejtori i Pergjitheshem!?!
Sipas ketij te fundit , Kryetari i Keshillit Drejtues nuk ka te drejte te pyes apo te kerkoje informacion nga nga asnje sektor i R.T.SH-se !?!
Gjithnje ,sipas urdherit te mesiperm , pyetjet , ose kerkesat per informacion duhet te diskutohen , ti neneshtrohen nje Vendimi kolegjial ne Keshillin Drejtues dhe me pas t’i dergohen Drejtorit te Pergjitheshem!?!
Me fjale te tjera pytjet duhet t’i behen vetem Drejtorit dhe pergjigjet duhet te nerren vetem prej tij . Po neqoftese pyetja , larg qofte , behet sepse ka dyshime per ABUZIME nga ana e Drejtorit te Pergjitheshem , kujt duhet t’i behet pyetja , atij VETE ?
Nisur nga kjo situate paradoksale ne mbledhjen e dates 02.06.2022 , Keshilli Drejtues vendosi :
1 . T’i delegoje Kryetarit te Keshillit Drejtues te drejten per te marre informacion lidhur me veprimtarine e Drejtorise se Pergjitheshme dhe te
Sektoreve te tjere ne R.T.SH.
Mirepo edhe pas ketij Vendimi ,vijon e njejta histori . A thua se Kryetari i Keshillit Informacionin nuk e kerkon per t’ia bere te njohur Keshillit,por ka si qellim ta vere ne dispozicion te Policise se fshehte Ruse !
Po cili eshte qellimi i FILTRIMIT te Informacionit nga ana e Drejtorise se Pergjitheshme ?
Une nuk dyshoj , une jam i bindur se nje veprim i tille behet vetem ne ato raste kur ke nevoje te FSHEHESH dicka .
Pershembull ndonje “ Zullum “ . Sepse per hire te se vertetes , precedente te tille ka pasur ne Institucionin tone jo shume kohe me pare .

EMERIMET E CUDITESHME
Ne Statutin e R.T.SH-se , Neni 29 , Pika 2 thote : “ Marrja ne pune behet sipas kritereve te pranimit te miratuara me Vendim te Keshillit Drejtues , ku
PERCAKTOHET edhe PERBERJA E KOMSJONIT AD HOC per perzgjedhjen e punonjesve te R.T.SH-se. Mirepo , emerimi i Drejtoreve ne sektoret me te rendesishem te R.T.SH-se :
- Drejtoresha Juridike
2 . Drejtori Ekonomi -Finance
- Drejtori i Administrates
4 . Drejtoresha e burimeve njerezore
5 . Drejtori i Mardhenieve me jashte
6 . Shefja e Kabinetit …e shume te tjere eshte bere ne ne shkelje te Statutit .
( Kete “ Skandal “, sipas gjykimit tim e kam ngritur edhe here te tjera dhe do te vazhdoj gjeresa nje dite KETA te japin doreheqjen dhe te hyne ne GARE per t’u punesuar sipas Ligjit .
Dhe per “ koincidence “ te gjithe kane ardhur nga spitali ku me pare ka qene Drejtor z.Enkel Joti , sot Drejtor i Pergjitheshem i R.T.SH-se . )
Kur degjon kesisoj emerimesh , te cilat vijojne edhe sot e kesaj dite , nje mik me ngacmon me humor : “ Nuk thua lavdi zotit qe ndermjet tyre nuk eshte
ngatrruar asnje pacient , se c’nuk ndodh ne kete dynja !”
Persa me siper i jam drejtuar me se njehere Drejtorise se Pergjitheshme dhe pergjigja qe mban daten 27.05.2022 nder te tjera thote :
“…Ne perfundim , theksojme se procedurat per marrjen ne pune te punonjesve behen sipas kritereve te pranimit ne pune , te miratuara me Vendim te Keshillit Drejtues te R.T.SH-se ne perputhje me Nenin
29, pika 2 e Statutit te R.T.SH.”
E pra ,nga dita e pare kur eshte zgjedhur Keshilli
Drejtues dhe gjere me sot , nuk eshte ngritur “ASNJE
KOMISJON AD HOC ” sic e kerkon Statuti I R.T.SH_se .
E verteta eshte ndryshe .
Drejtoret jane emeruar ne kundershtim te hapur me
Ligjin . Te emeruar defefinitivisht ( Jo perkohosisht ) kane
marre rrogen per tre muaj me rradhe , kane dhene urdhra dhe kane firmosur dhjetra shkresa si Drejtore dhe pas denoncimit tim , Drejtoria e Pergjitheshme ka bere nje tjeter shkelje , e cila i kapercen edhe kufijte e humorit .
Te njejtet DREJTORE , ne daten 17.06.2022 , kane dale perpara “Komisionit “ te perbere nga :
1 .Zv. Drejtori i Pergjitheshem .
2 .Shefia e Kabinetit .
3 .Pergjegjesia e Sekt . te Burimeve Njerzore .
(Nderkohe qe vete Antaret e ketij Komisioni jane emeruar ne shkelje te Ligjit sepse nuk jane punesuar me Gare sipas Statutit ! )
Kesisoj , Drejtoresha Juridike Donika Daci dhe Drejtoret Erion Dylgjeri dhe Elton Pieri , kane dale perpara Komisionit dhe jane emeruar per here te dyte
per te nisur punen ne te njejtat zyra nga te cilat kishin tre muaj qe merrnin dhe jepnin urdhera si Drejtore .!!!
Gjithesa me siper jane te dokumentuara dhe te pasqyruara ne Procesverbale
II
Ne daten 14. 07.2022 me propozim te Drejtorise se Pergjitheshme , Keshilli Drejtues emeroj ne postin e Drejtorit artistik Dirigjentin Francez Z.Zielinski .
Pa vene ne dyshim aftesite dhe personalitetin e tij artistik , nje zgjedhje e tille ishte e gabuar . Ashtu sikunder eshte e gabuar edhe perzgjedhja e
Manaxherit te orekestres .
Qe te dy punojne dhe jetojne ne France . Le ta zeme per nje cast se ne Tirane , apo ne te gjithe Shqiperine nuk mund te gjendej nje Kandidature e
pershtateshme per te drejtuar orkestren por ceshtja shtrohet ndryshe ,
A mund te drejtohet me Korrespondence nje “Ndermarrje artistike “ sic eshte orkestra e Radio Televizionit , e cila ka nje gjirin e saj rreth shtatedhjete instrumentiste qe kane mbaruar Akademine e arteve ? Nga data 14.07. 2022 deri ne daten 31 .01.2023 , pese muaj plot , Drejtori Artistik i Orkestres ka qene ne Shqiperi gjithesej 13 dite !!!
Pra , ne 150 dite ka punuar me orkestren 13 dite ! Dhe per hire te se vertetes duhet thene se paga e tij mujore nuk eshte per t’u percmuar ,ose thene ndryshe, pak me e madhe se ajo e Presidentit
te Republikes .
Por le te konsiderohet nje cast si normale mardhenia e Drejtorit Artistik me Orkestren .
A mund te FALET mungesa e tij ne Festival , i cili eshte pa dyshim nje nga eventet me te rendesishem muzikor ne rang Kombetar, jo vetem per Radio
Televizionin Shqipetar !?
( Te pakten ta ndiqte ne salle si spektator ! )
Ky eshte nje nga rastet , kur sipas gjykimit tim , miratimi i propozimit te Drejtorit te Pergjitheshem nga shumica nuk eshte i sakte .
* * *
FESTIVALI
Ne Dhjetorin e vitit te shkuar u organizua Festivali tradicional i kenges ne R.T.SH..
Rreth tij u bene shume komente dhe pati opinione nga me te ndryshmet .
Ato dite Festivali ishte ne fokusin e shtypit te perditeshem .
Nderkohe shkrimet apo analizat ne pjesen e tyre me te madhe nuk ishin optimiste per nivelin e tij perkundrazi , e cilesonin si nje nga Festivalet me te dobta nder vite .
Ne keto rrjeshta nuk kam ndermend te bej analizen e Festivalit sepse nuk e ndjej vehten kompetent , por gjithesesi me duhet te pranoj me keqardhje se Niveli I realizimit te tij , ishte ne kufi me deshtimin . Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe .
Pervec “ mekateve “ te tjera , emerimi i pa pergjegjeshem i nje inxhinjeri ne krye te Festivalit dhe vecanarisht perzgjedhja e Gazetares ne postin e Drejtorit artistik ishin “Mekatet e medha “ qe sollen ate rezultat qe sollen .
Festivali i kenges ne R.T.SH. eshte aktiviteti me I rendesishem i Muzikes ne Republiken e Shqiperise .
Si eshte e mundur te mos gjendej ne te gjithe vendin apo ne trevat tjera shqipetare nje Personalitet ne fushen e artit muzikor por t’i besohej Drejtimi artistic i Festivalit muzikor nje Gazetareje , e cila nuk ka asnje lidhje me muziken ,
Ajo qe ra ne sy sapo u ndezen dritat ishte Skenografia e spektaklit . Nje dekor i pa afte per te transmetuar nje mendim te
spektatori , Ndertimi i Dekorit ishte mbeshtetur teresisht ne teknologjine e ndricimit .
Perdorimi e dritave pa kriter per te “cuditur “ spektatorin nuk arrinte te krijonte nje atmosphere artistike serioze , sic duhej te ishte i gjithe Festivali .
Perkundrazi , edhe pse ishe ulur ne sallen lluksoze te koncerteve te krijohej ndjesia sikur ishe ne nje Diskoteke .
Ne skenen e Festivalit , ndryshe nga vitet e mepareshme munguan Kengetaret dhe Kompozitoret me te mire te vendit ATA qe e bejne Festivalin !!! Ky , eshte nje nga rastet qe tregon se Vendimet e
shumices ne Keshill nuk jane kurdohere te drejta .
Me propozimin e Drejtorit te Pergjitheshem u vendos qe Kenga , e cila do te perfaqesonte Shqiperine ne Festivalin Europian , nuk do te perzgjidhej nga Juria e perbere nga Profesioniste por nga vota popullore !?!
Me fjale te tjera , vota e Profesor Zhani Cikos duhej te konsiderohej e NJEJTE me voten e rriteses se dalluar te vicave ne Roskovec !?
Ndoshta opinionet artistike nuk jane objekt analize per Kontrollin e Larte te Shtetit , por ato nuk jane te VETMET probleme . Sipas gjykimit tim , ne nje aktivitet Kombetar , ne te cilin nderthuren gjini artistike nga fusha te ndryshme te krijimtarise dhe marrin pjese qindra artiste , nje nga
problemet eshte edhe ai i “Shifrave “.
Problem qe eshte pa dyshim ne Fokusin e nje gjykimi profesional dhe te specializuar sic eshte ai I Kontrollit te Larte te shtetit .
Une s’jam jam kompetent dhe nuk “Akuzoj “ kerkend lidhur me abuzime me “SHIFRAT “. Por … Per Festivalin u kerkua nga Drejtori i Pergjitheshem dhe u miratua nga Keshilli nje shume prej 470 ( Katerqint e shtatedhjete miljon ) lek te vjetra .
Shtatedhjete miljon lek me shume se ne Festivalin e vitit te kaluar ?! Pse ?!
Cili ishte ndryshimi cilesor qe ndikoj ne rritjen e shpenzimeve ?
RTSH nuk eshte Televizion privat , shpenzimet e tij mbulohen nga te ardhurat e taksa pagueseve shqipetare .
Nisur nga kjo , sipas gjykimit tim , Keshilli Drejtues eshte treguar “ doreleshuar ” ndaj propozimeve te Drejtorit te Pergjitheshem .
Sidomos per pagesat e Qerave dhe shperblimet e realizueseve .
Kur lexon Preventivin nuk mund mos te te bjere ne sy edhe ndonje Pagese e pa zakonte per nje Televizion Publik si pershembull , shperblimi prej 19 miljon lek ( Te vjetra ) per Moderatoren , Skenaristen dhe Drejtorin artistik .(Qe ne te vertet eshte i njejti person) Eshte e pa zakonte , sepse ne R.T.SH. , me te njejten shume shperblehet nje Regjisor i cili realizon nje film televiziv te metrazhit te mesem me 13 Seri , per te cilin i duhet te punoje te pakten nje vit e gjysem . Une vertete nuk jam kompetent per te gjykuar rreth “Shifrave “ por gjithesesi nuk mund ta pengoj vehten qe ne ndonje rast edhe te “cuditet” !
Pershembull , ne Preventivin e propozuar nga Drejtoria dhe te miratuar me shumice votash ne keshillin Drejtues , ne Kapitullin VI , Pika i thote : Planshet me qera , metra katror 420 , 3.480.00 ( Vlera ne njesi ). Vlera gjithesej 1.461. 600 .00 lek .
Ose thene ndryshe , marrja e nje plansheti me qera ( Mund te kete qene beze e lyer , Dok ose Plastmas ) per te mbuluar dyshemen e skenes vetem per netet e Festivalit eshte paguar 14.616 .000 lek te vjetra !!!
Nderkohe , per te marre me qera nje Autobuz te paisur me teknologjine e fundit , dhe nente kamera , zakonisht paguhet 1000 deri ne 1500 Euro ne dite .
PERCMIMI
Ndoshta s’ka lidhje me nivelin e Festivalit dhe as me Kontrollin e Larte te Shtetit , por nentedhjete e nente perqint e punonjesve te Radio Televizionit Shqipetar e kane ndjere vehten te fyer nga PERCMIMI .
Jam i bindur se pervec orkestres , e cila ishte nje nga personazhet kryesor te festivalit dhe pa dyshim me cilesorja , Regjisoret ,Skenaristet ,Operatoret ,
Skenografet , Kameramanet , Moderatoret nuk I shpetuan PERCMIMIT te Administrates e cila pandeh se mund te marre vendime edhe ne ato fusha
ku NUK MERR ABSOLUTISHT VESH .
Atehere perse ndodh kjo ?
Sepse jane te sigurt qe nuk kontrollohen nga ASKUSH .
“Dashuria” per te “ Huajt “ dhe percmimi ndaj punonjesve te RTSH-s solli per teleshikuesit nje nga pamjet me te TRISHTA ne Ekran . Ne pushimet pergjate inerpretimit te kengeve , ne skene u shfaqen shtate a tete PASTRUESE qe ne bluzat tyre te bardha ishte shenuar me germa te medha Logoja R.T .SH ,
Ajo pamje dukej sikur kerkonte t’i thoshte teleshikueseve shqipetare se vertete nentedhjete e pese perqint e atyre qe realizuan Festivalin ishin te HUAJ, . por PASTRIMI i skenes ishte njeqint per qint kontribut i R.T.SH-se.
SHKRIRJA E KESHILLIT…
Pak kohe me pare , ne nje kafene prane ndertese se R.T.SH-se , une , Kryetari I Keshillit Drejtues mora vesh se Drejtori i Pergjitheshem ka dhene Urdher per te shkrire Keshillin Arristik !?
Kete ma tha nje nga shoferet e autobuzit tek pinim kafe .
U hoqa sikur e dija .
Ne te vertete , pervec Drejtorit te Pergjitheshem dhe Shoferit , asnje
nga Antaret e Keshillit Drejtues nuk kishte dijen per nje Vendim te tille !
Ne zyren e Keshillit nuk kishte ardhur asnje informacion !
Pse …?!? Pak dite me vone mora nje leter nga Kryetari Keshillit Artistik z. Josif Papagjoni , nje nga “kritiket” me te shquar ne fushen e artit , njiherit Antar i Akademise se Shqiperise , Nder te tjera z. Papagjoni me shkruan :
“ …I dashur Leka ,sic ndofta e di ,lidhur me qendrimin fyes te Drejtorit Enkelejd Joti , per shakarkimin pa asnje arsye te Keshillit Artistik , une pervec publikimit ne faqen time ne FB , botova edhe nje shkrim te rrepte kritik te gazeta Panorama . Mendova se do te ishte bere dicka nga Ju , Keshilli Drejtues i R.T.SH-se per kete vendim poshtrues te marre ndaj nesh . por nuk pati asnje reagim nga ana e juaj .
Ne do te kishim deshire qe ky Keshille te na jepte mundesine e nje ballafaqimi me Drejtorin ose …” Mirepo shumica e Keshillit Drejtues vendosi te mos merrej me kete ceshtje , sepse sipas saj , ishte nje problem qe i perkiste “ VETEM “ Drejtorise se Pergjitheshme !
( Sipas gjykiit tim , nese do te kish ndonje problem me te cilin duhej te merrej Keshilli Drejtues ,ishte pikerisht ky ) Po cili eshte motivi i vertete per “ shkrirjen ” e Keshillit artistik ?
Antaret e tij , jane perzgjedhur si Profesioniste te shquar ne fushat e tyre dhe nuk mund te behen pale me “ Dike “ qe mund t’u kerkoje Allish Verishe .
Me urdher te brendeshem nr. 1727, prot. 36 , date 12.05.2022 , eshte ngritur nje ” GRUP PUNE “ i cili merr ne shqyrtim Projektet artistike te paraqitura prane R.T.SH-se dhe ben seleksionimin e tyre !!!!
Ç’ështe ky Grup?!
Cili eshte roli i tij ?
Sipas pergjigjes se Drejtorit te Pergjitheshem “GRUPI I PUNES “ , ( I perbere nga personazhe qe nuk kane asnje lidhje me krijimtarine artistike .) merrej thjeshte me kontrollin e dokumentacionit .
Ne te vertete ai SELEKSIONONTE dhe dergonte prane Keshillit Artistik per miratim vetem nje apo dy Projekte, bash ATO qe duhej te FITONIN .
Kesisoj , Keshilli Artistik dilte plotesisht jashte loje . Mirepo , mesa duket , kjo manover u duk e pa mjaftueshme dhe nje dite te bukur u firmos Vendimi per te shkrire Keshillin Artistik !!!
Nuk ka asnje dyshim se nje vendim i tille , si shume te tjere me pare , jane marre dhe do te merren per sa kohe qe STATUTI i R.T.SH-se do te jete ky qe eshte .
Statut , per te cilin nuk kam asnje dyshim qe eshte kopsitur nga ish Drejtoret per t’u strehuar si ne nje bunker ku nuk e kap asnje predhe .
Sipas Statutit aktual , Keshilli Drejtues edhe pse eshte organ epror i R.T.SH-se nuk ka tager as per te bere PROPOZIME. Ai eshte thjeshte ne rolin e nje Noteri i cili ngre doren per te miratuar Vendime , sipas propozimeve te Drejtorit te Pergjitheshem .
*. * *
Disa muaj me pare , kam cituar ne shtyp deklaraten e Drejtorit te Pergjitheshem ne nje nga mbledhjet e Keshillit Drejtues , e cila nder te tjera thote : “..Neqoftese gjendja e krijuar ne R.T.SH. nuk ndryshon deri ne muajin Mars , UNE do te jap doreheqjen .”
Kesaj deklarate une iu pergjigja ne shtyp : “ Zoti Drejtor ,sipsa gjykimit tim , juve nuk duhet te jepni DOREHEQJEN nga posti qe mbani , ju duhet TE HIQNI DORE nga strategjia e drejtimit te Institucionit .”
Atehere une mendoja se AI gykonte gabim , ndersa une kisha te drejte .
Ndersa tani qe kemi hyre ne ditet e fundit te Marsit , jam bindur se UNE isha i GABUAR , ndersa AI kishte te DREJTE .
Leka Bungo
Kryetar i Keshillit Drejtues
Radio Televizioni Shqipetar
KOHA JONË SONDAZH

