Leka: Opozita të bindë qytetarët, Ramës nuk iu prish qetësia nga bllokimi i rrugëve

Gazetari Martin Leka, thotë se opozitës i mungon fryma, ndaj dhe sot nuk po arrin të marrë mbështetjen e madhe të qytetarëve. Për të opozita duhet të gjejë mënyrat që të bindë qytetarët që të dalin në protestë.

”Kjo Qeveri meriton të ndëshkohet, që njerëzit të dalin në protestë, por opozita duhet të gjejë mekanizmat se si të bindë qytetarët që të dalin dhe t’i bashkohen aksionit opozitar.

Nuk mendoj se kjo protestë i ka prishur qetësinë Edi Ramës. Ai është në SHBA, sheh ndeshje basketbolli, nëse do t’i prishej qetësia atëherë do të ishte i detyruar të vinte në Shqipëri.

Në fakt kjo protestë sot mund t’i ketë prishur qetësinë atyre njerëzve që mund të kishin arsye dhe duhej të kalonin në ato akse të bllokuara”, tha Leka.

SHKARKO APP