Leku shkon te leku!

 

Edhe kjo llotari qe po behet do te coj leket tek te pasurit e vendit.

Në 15 janar, Ministria e Financave do të organizojë shortin e parë për lotarinë e kuponave tatimorë. Do të ketë gjithsej 511 çmime për të ndarë 8 milion lekë të reja. Mund të luajë kushdo që poston një zarf me mbi 50 kupona tatimorë dhe me vlerë mbi 5 mijë lekë të reja në adresën: “Për Lojën promocionale të kuponit tatimor; Shtypshkronja a Letrave me Vlerë (ish topografia ushtarake), Tiranë”. Bie në sy që, më të varfërit nuk mund të luajnë dot për çmimin e madh. Ideja e organizatorëve të lojës, është që për çmimin e madh të konkurojnë ata që kanë bërë shpenzimet më të mëdha. Çmimet ndahen në 4 kategori, sipas shpenzimeve që kanë kryer lojtarët. Nëse nuk shpenzon shumë, nuk klasifikohesh për çmimin e madh.

I varferi prape nuk do te marre asgje.

SHKARKO APP