Lëkundet Shqipëria,14 tërmete godasin Jugun gjatë natës, dëmtohen disa banesa

Plot 14 tërmete me magnitudë nga 2.3 deri në 4.5 ballë, kanë tronditur gjatë natës së kaluar jugun e Shqipërisë. Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Vlorës, 14 km nga Orikumi, dhe me një thellësi prej 2 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Gjirokastër, Tepelenë, Sarandë dhe zonat përreth. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë prej orës 17:00 e deri në orët e para të mëngjesit, si dhe kanë zgjatur për disa sekonda.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por në fshatin Bashaj mësohet se janë disa dy banesa. Dëmtimi i shtëpive ka ndodhur për shkak se epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi vetëm 2 km në tokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët pasi në pak orë janë regjistruar shumë tërmete, një intensitet sizmik ky i pazakontë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?