Lëkundja në Vorë, ministria: Nuk ka raportime për dëme
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me lëkundjet e tokës, të cilat kishin epiqendër në Vorë. Sipas ministrisë, ende nuk ka raportime për dëme. Ndërkohë që në Bashkitë e Tiranës, Vorës dhe Fushë-Krujës janë nisur inspektimet. Shqipëria nuk gjen qetësi pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur. Një tjetër lëkundje është ndjerë pasditen e sotme në orën 17:03 minuta me epiqendër në Domje të Vorës. Mësohet se magnituda e lëkundjes ishte 4.3 e shkallës Rihter me 10 kilometra thellësi, duke e bërë të ndjehet edhe më shumë.