Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, Kosovë, Kroaci, Serbi dhe Itali/Qendra në Bosnjë-Hercogovinë, 5.6 ballë
Një tërmet i fortë 5.6 ballë, ora 23.10, me qendër në shtetin e Bosnjë-Hercogovinës është ndjerë fort edhe në Kroaci, Serbi, Itali, Kosovë dhe në disa qytete të Shqipërisë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Vlahovici, territor i Republikës Srpska, 46 km në juglindje të qytetit Mostar, në një thellësi prej 10 km.
Konkretisht Veriu i Shqipërisë është tundur fort nga tërmeti, por edhe në Tiranë, Durrës, Berat dhe Vlorë janë ndjerë lëkundjet e tërmetit.