Lëkundje tërmeti në Shqipëri dhe Malin e Zi, ja detajet
Lëkundjet e tërmetit sot nuk janë ndjerë vetëm në Kosovë, por dhe në Malin e Zi dhe Shqipëri. Një tërmet 4.1 ballë goditi Malin e Zi sot rreth orës 14:05, me epiqendër 8 kiloemtra në veri të Plavës. Tërmeti ka qenë i shkallës Rihter dhe ra në një thellësi prej 9 kilometra, sipas Institutit Sizmiologjik të Malit të Zi.
Edhe në Shqipëri pati lëkundje të lehta të tërmeti. Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ishte 2.8 ballë i shkallës Rihter, në një thellësi prej 2 kilometra. Lëkundjet sizmike u ndjenë rreth orës 14:59 me epiqendër në Jug të vendit. Nuk ka të dhëna për të lënduar dhe dëme materiale.

KOHA JONË SONDAZH

