Lëkundjet e tërmetit, familja në Krujë mbetet jashtë

Nga mesdita e së mërkurës e deri të premtem, 520 goditje tërmeti e kanë origjinën nga zona e Gjirit të Lalzit.  E gjithë Shqipëria është e rrezikuar nga tërmetet, për shkak të aktivitetit të dendur tektonik, sidomos në zonat bregdetare jonike dhe adriatike.

Lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit rrezikojnë shembjen e plotë të shtëpisë së 62-vjeçarit Kujtim Xhafa, në fshatit Brret të Malësisë së Krujës.

Muret ndarëse janë dëmtuar rëndë, ndërsa Kujtimi thotë se ka larguar fëmijët dhe vetë fle jashtë nga frika se shtëpia mund ta zërë brenda.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga lëkundja e fortë, ka dhënë plasaritje dhe janë shembur trarët komplet. Kalajajtë i kam çuar te prindërit e bashkëshortes, me të cilën fle jashtë momentalisht”, u shpreh Kujtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai kërkon mbështetje sa më parë për rastin e vet nga emergjencat civile dhe strukturat e tjera publike e jopublike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?