Lëkundjet e tërmetit shkaktojnë panik në Tiranë. Njerëzit dalin në rrugë
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot në mbrëmje se lëkundjet e tërmetit që u ndjejnë në Tiranë ishin me magnitude 4.8 dhe epiqendër 3 kilometra afër fshatit Bubq.
Ministria e Mbrojtjes u referohet të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
“IGJEUM njofton paraprakisht se tërmeti ishte me magnitude 4.8 me thellësi 7 km, me epiqendër 3 km ne veri te fshatit Bubq”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ndërkohë, një pjesë e qytetarëve në Tiranë kanë dalë nga banesat, siç shihet edhe në videon më poshtë.
KOHA JONË SONDAZH

