“Lëkundjet mund të kenë shkaktuar viktima”, profesori turk flet pas tërmetit që goditi Turqinë. Ja çfarë parashikon

Profesori i Sizmologjisë Sukru Ersoy ka bërë parashikime të rëndësishme pas tërmetit me magnitudë 6.8 që goditi Turqinë. Ersoy në një deklaratë për mediat turke tha: “Ky tërmet është ngjarje kritike. Mund të jetë çarë korja e tokës. Në këtë kuptim, një sasi e madhe energjie është drenazhuar”.

Profesori Sukru Ersoy shtoi: “Në Elazig u shënua një tërmet i fuqishëm. Unë e kam deklaruar se rajoni ku ra tërmeti ishte kritik. Natyrisht, një rajon me tension të lartë. Ishte mbizotëruese ideja që një tërmet i tillë mund të ndodhte. Nuk kishte asnjë tërmet në Anatolinë Lindore për një kohë të gjatë. Ishte një tërmet i pritshëm. Por ky tërmet është i rëndësishëm.

Mund të ketë thyer koren e tokës. Në këtë kuptim, një sasi e madhe energjie është drenazhuar. Mungesa e dëmeve në disa shtëpi nuk tregon informacion të qartë. Ka dëme serioze. Shpresoj të mos ketë vdekje. Sidomos shtëpitë rurale mund të dëmtohen rëndë”, theksoi Ersoy.

“Qytetarët të dalin në zona më të hapura”

“Mund të ketë pasur viktima për shkak të madhësisë. Prandaj, ndërhyrjet duhet të jenë serioze. Gjithashtu, qytetarët nuk duhet të hyjnë në shtëpitë e dëmtuara. Do të ketë pasoja. Ata duhet të jenë në rrugë, jo vetëm para shtëpive, por në hapësira të hapura”, deklaroi profesori.

Autoritetet turke ende nuk raportojnë për viktima nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë.

SHKARKO APP