Lela: A do munden t’i durojnë shqiptarët edhe një herë të tretë teprimet e Ramës?
Në një intervistë përballë gazetares Beti Njuma në RTV Ora, gazetari dhe analisti Alfred Lela ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe sjelljen e dy liderëve kryesorë politikë, Edi Rama dhe Lulzim Basha në këtë parafushatë zgjedhore.
Sipas Lelës, Rama ka më shumë bateri sepse ka edhe shumë llogari për të dhënë, ndërsa opozita shtoi ai, po decentralizon komunikimin me qytetarët.
“Nëse hidhemi te ndryshimi sasior dhe cilësor i fushatave, duket sikur Raama dhe mazhoranca kanë më shumë bateri. Dhe kjo na tregon shumë gjëra: Rama dhe të tijët kanë më shumë territor për të mbuluar, kanë edhe shumë të meta për të mbuluar, por edhe më shumë llogari për të dhënë për premtimet e mbajtura apo të pambajtura.
Ajo që po ndodh me opozitën, opozita ka decvetal komunikimin. Basha ose hierarkia e PD kanë vendopsur që 5 përzgjedhës të merren me këtë proces. Opozita ka vendosur të luajë me disa reegjistr, ndoshta edhe e gjendur në goditje nga humbja që luajtur me një regjistër (2017) kur çdo gjë e bënte Basha dhe ndodhi ajo që ndodhi. Mua më pëlqen kontrasati dhe e kemi në këtë rast. Tani duhet një gjë tjetër, duhet një gjë e re. Ndërkohë Rama është një gjë e vjetër. Ka qeverisur për dy mandate dhe është në poste që nga ’98. Duhet një decentralizim, një demokraci. A e ka Basha këtë qëllim? Unë këtë shpresoj”, tha Lela.
A po merr Rama premtimet e Bashës dhe a është e mundur një rritje page 40% pas dy mandatesh në qeveri?
“Më kujtohet vetë kënga ku Rama është solisti, “gjithçka mund të ndodhë jetojmë në Tiranë”, jetojmë në Shqipëri. Kryeministri premton rritje pagash 40% pas 8 vjetësh në pushtet. Kush nuk e ka bërë për 8 vjet, nuk mendoj se i duhet një mandat i tretë. Eksperimenti social është se a do i durojnë shqiptarët edhe një herë të tretë teprimet e Ramës?”, u përgjigj Alfred Lela.