Lela: Jam futur në ringun e duhur, pritet vit i ashpër politik

Gazetari Alfred Lela ishte i ftuari i Adi Krastës në programin e tij në SYRI TV. Ai do jetë prezantuesi i një programi të ri televiziv në Ora News.

I pyetur se përse zgjodhi të nisë programin e tij tani në kushtet e vështira kur ndodhet ky TV, ai tha: “Mendoj se po futem në ringun e duhur. Ajo që po i ndodh Ora News nuk është se më stepi, madje më inkurajoi. Unë vetëm kam qenë i linçuar nga pushteti”.

“Kolegët e Ora News janë përballur me shantazhe. Në këto kushte duket sikur jemi në një karantinë mediatike,” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi në këto kushte kur po të shëtisësh me sytë e mendjes në organet e medias apo në portale, e ke shumë të qartë se cilët janë me kë dhe për cilat arsye. E rëndësishme është që gazetarët e ndershëm të lejohen të bëjnë atë që mendojnë, atë që ndërtojnë brenda vetes, duke respektuar edhe parimet e profesionit, pa i shkelur ato, sidomos pa i shkelur trashë. Ne jemi në kushtet kur parimet e profesionit shkelen trashë,” tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lela bëri edhe një parashikim për vitin zgjedhor.

“Do jetë një vit i ashpër politik sepse do të reflektojë betejën politike, e cila është betejë ekonomike në thelb, është betejë për të kapur territore, për të mbajtur territore, për ta ndarë Shqipërinë sipas PPP-ve, sipas llokmave, që po shkojnë gjithmonë e më shumë në duart e pak njerëzve,” tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?