Lela: Lideri i PD po kthehet aty ku i takon, qeveria teknike do të arrihet
Pas 11 muajve izolim në banesë, Sali Berisha u lirua sot nga masa e sigurisë ”arrest shtëpiak”. Drejtori i zyrës së shtypit pranë PD, Alfred Lela thotë lideri i PD-së po kthehet në vendin që i takon. Për të Jamarbër Malltezi është dënuar dy herë si “kulak”, vetëm pse mori tokën që ia kishin lënë gjyshërit dhe ia kishin marrë komunistët. Për të qeveria teknike do të realizohet.
Pjesë nga deklarata
SPAK do të kërkojë ta zhbëjë vendimin e sotëm të GJKKO-së. Deputetit nuk mund t’i kufizohet liria, pa kaluar në miratim nga Parlamenti. Kaq thjesht është dhe këtë e thotë Kushtetuta. Rasti i Berishës është rast i pazakontë. Në 331 ditë në arrest shtëpie, lideri demokrat ka mbajtur 331 fjalime.
Ka pasur ditë që ka mbajtur dy fjalime. Përpos kësaj, Berisha ka pasur edhe konferenca, edhe deklarata. Imagjinoni Berishën në liri, do jetë akoma më aktiv. Berisha është luftëtar, ka horizontin e një qëllimi, drejt së cilës shkon. Edhe armiqtë e tij politikë ia njohin këtë cilësi.
Sali Berisha po kthehet aty ku i takon, për të drejtuar opozitën për një qeveri teknike, që çon vendin pse jo në ndryshimin e qeverisë. Opozita ndodhet në mision për të shpëtuar Shqipërinë.
Nga ana e opozitës ka një energji të shtuar, për këtë lajm për Berishën, por edhe në lidhje me rezolutat e PPE, që janë pozitive për Partinë Demokratike. Kjo qeveri bashkëpunon me krimin. Janë njerëzit e Ramës në dosjet e të huajve, nuk ka dorë opozita. Fytyra e pushtetit është tek ato dosje.