Lela shpjegon arrestimin e Trump: Lëvizje politike! Ja çfarë i është gjetur Biden
Gazetari Alfred Lela tha për “Now me Erla Mëhillin” se ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e kishte paralajmëruar arrestimin e tij. Sipas gazetarit nuk bëhet fjalë për një arrestim klasik.
“Është një lëvizje politike. 34 akuza, një prej tyre është për dokumentacion, por i është gjetur dhe Biden dokumentacion, s’i janë gjetur vetëm Trump. Ka 1 mijë arsye se përse një president ose ish-president mund të ketë dokumente të klasifikuara. Akuza për ish-yllin e filmave pornografikë. Çfarë domethënë kjo?”,-u shpreh Lela.
Për të s’mund të gjykohet kjo pjesë për aq kohë sa Trump ka qenë në kohën e tij të lirë, pa cenuar askënd, me mundësitë e tij dhe të drejtën e tij.