Lëndë narkotike, automatikë e fishekë, arrestohen në flagrancë 4 persona

Arrestohen 4 përsona për prodhim e shitje të lëndëve narkotike, armatim dhe municion luftarak.

Operacioni “Kopshti i Skacajve” arrestoi personat A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës.

Gjatë kontrollit nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.

Në bazë të hetimeve të kryera rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak.

Ata u arrestuan në vendin e quajtur “Qafë-Shllak”, ku po lëviznin me mjetet tip “Benz” dhe “Opel”.

Sipas policisë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

SHKARKO APP