Lëndët ”vrasëse” në Vlorë/Mediat italiane: Janë realizuar 15 porosi të ngjashme

Kapja e sasive të mëdha të amiantit e dhjetëra fuçive me substance të rrezikshme në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë, është pasqyruar shpejt në mediat e vendit fqinj.

Duke theksuar faktin që në pranga përfunduan 6 persona, Corriere del Mezzogiorno kujton se janë arrestuar gjithashtu edhe administratorët e dy shoqërive shqiptare: “Delfini 1”, e cila kishte porositur ngarkesën, e “Kornuzi” që do të merrte mbetjet.

Gazeta jep dhe një informacion të ri: sipas të dhënave të para, thekson ajo, mendohet se dy firmat në fjalë kanë realizuar të paktën 15 porosi të ngjashme, që vinin të gjitha nga Italia. Në artikull, mëshohet faktit që çështjen do ta verifikojë SPAK.

SHKARKO APP