Lëndohen 6 fëmijë në Tiranë, bien nga trampolina e një pishine

Një incident ka ndodhur sot në një pishinë në kryeqytet, ku mësohet se janë lënduar të paktën 6 fëmijë. Ngjarja është shënuar në një pishinë private në periferi të Tiranës.

Bëhet e situr se fëmijët kanë qenë duke luajtur në trampolinën pishines të një hoteli kur kanë rënë dhe janë dërguar në spital. Sipas të dhënë paraprake bëhet e ditur se  fëmijët anë jashtë rrezikut për jetën, shkruan ‘News 24’.

Nga bluzat e bardha që iu kanë dhënë ndihmën e parë fëmijëve bëhet e ditur se një fëmijë ka thyer dorën, ndërsa pesë të tjerët kanë pësuar gërvishtje. Nuk dihen ende rrethanat dhe detajet e këtij aksidenti, ndërkohë që edhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?