Lënia e mandatit, Malaj zbulon bisedën me Grida Dumën: Kemi bërë fajin më të madh

Heqja dorë e Grida Dumës nga mandati si deputete pas 5 vitesh, padyshim që lajmi më i bujshëm i 24 orëve të fundit.

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka folur për miken e saj, Grida Duma e cila dje dorëzoi mandatin përmes një fjalimi të fortë, dhe për historinë e saj si një politikane në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Nora Malaj tregoi para kamerave se çfarë tha Grida Duma në momentin që të gjithë po shkonin për të lënë mandatet e tyre në vitin 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Grida është natyrë anti-konformiste, edhe pse ka bërë konformiza për hir të partisë. Në momentin kur do dorëzonin mandatet më tha, nuk e kuptoj se pse na ka kapur gjithë kjo histeri dhe nuk e kuptojmë çfarë po bëjmë. Do të vijë një moment tha, që ne do të themi, ne kemi bërë fajin më të madh të jetës sonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?