Leonardi vëllai i Liridonës hedh dyshime të forta: “E vrau për ti marrë paratë e siguracionit”
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Naim Murseli para një kohe i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze.
Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro.
Naim Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese dhe mund të jetë inspiruar që të organizoi fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij.
Murseli ende s’ka treguar para organeve të drejtësisë arsyen që ka bërë këtë krim, por një nga pistat e besueshme mund të jetë kjo, bazuar në burime të afërta me ish-çiftin.
Këtë arsye e bëson edhe vëllai i Liridonës, Leonardi. Në një intervistë për RTK-në, Leonardi sot deklaroi se familja dyshon që e tëra ka të bëjë me përfitimin nga sigurimi shëndetësor.
“Çka mundem me ditë, e çka na shkon mendja është se Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodhë një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind. Ose mund me kon që ka mundur me mbet pa pare, me pas borxhe edhe me privuar nga jeta motrën tonë me ja marrë paret e sigurimit”, shpreh dyshimin e tij Leonardi.