“Lërini njerëzit rehat”, ish-drejtori i policisë në krah të Çuçit, kërcënon përfaqësuesit e PD-LSI në Memaliaj
Paraditen e sotme është regjistruar një incident në Memaliaj. Gazetari i ABC, Orges Sako raporton se ish-drejtori i policisë Arjanit Arapi, i shkarkuar nga detyra pak vite më parë për një sasi prej 12 ton droge të kapur në Përmet, është përplasur me përfaqësuesit e PD-LSI në Memaliaj.
“Arjanit Arapi ka gati një muaj që është stacionuar në Memaliaj në krah të Bledi Çuçit duke intimiduar qytetarët. Drejtues të LSI-së dhe PD-së i kanë kërkuar të largohet nga qendrat e votimit, jashtë në oborrin e qendrës së votimit” raportoi gazetari i ABC.
ABC sjell pamjet e momenteve të tensionit, ku i pranishëm ka qenë edhe drejtuesi politik i PS-së për Gjirokastrën, Bledi Çuçi. Orges Sako raportoi gjithashtu se ka pasur edhe episode të fotografimit të votës./ Abcnews.al
KOHA JONË SONDAZH

