Leshaj: Deri mbrëmë në darkë janë asistuar rreth 40 000 qytetarë me ushqime dhe ilaçe
Në videokonferencën e mbledhur nga kryeministri Rama, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se deri më tani janë asistuar rreth 40 000 qytetarë në të gjithë vendin.
Ai shtoi se janë 3 paketat kryesore të ndihmave, në ushqime, medikamente dhe në shërbime për pensionistët dhe personat që janë në kushte pamundësie.
Leshaj: Janë asistuar nga institucionet për shpërndarjen ushqimeve, medikamenteve dhe pensioneve. Është një kompleks i madh masash që po realizohet nga një numër i madh institucionesh, qysh nga ato lokale dhe ato qendrore.
Deri mbrëmë në darkë janë asistuar rreth 40 000 qytetarë, ndërsa janë edhe disa mijëra të tjerë po sot. Janë 3 paketa kryesore, ato ushqimore, barnat mjekësore dhe ndihmat e tjera për të moshuarit ose ata që janë në kushte pamundësie. Kjo është pak a shumë situata në aspektin makro. Në rang vendi, paketat familjare janë rreth 26 000, ndërsa 5732 raste për medikamentet dhe janë për asistencë 5559 për shërbime të tjera për moshuarit.