Leskaj: Do rritet bashkëpunimi për metodologji të reja në auditim

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori pjesë në konferencën shkencore të zhvilluar në Kuvajt me temë “Auditimi me bazë riskun”. Në konferencën shkencore të përbashkët mes KLSH-së dhe Byrosë së Auditimit Shtetëror të Kuvajtit, morën pjesë edhe Zyra e Auditimit Shtetëror të Polonisë dhe të Kosovës.

Në ditën e saj të hapjes, konferencën e përshëndetën Kryetarët e SAI-eve organizatore, Adel Abdulaziz AlSaraëi për palën kuvajtiane dhe Bujar Leskaj për atë shqiptare. Të dy drejtuesit vunë theksin te bashkëpunimi i ndërsjellë nën frymën e INTOSAI-t:

“Nga eksperienca e përbashkët përfitojmë të gjithë”, si edhe te domosdoshmëria për të aplikuar qasje e metodologji të reja audituese, siç është auditimi me bazë riskun, jo vetëm sepse kështu institucionet e auditimit suprem i përshtaten më mirë kërkesave të kohës dhe standardeve ndërkombëtare audituese, por edhe sepse duke e orientuar punën audituese në çështje që shqetësojnë realisht taksapaguesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Konferenca jonë do të përcjellë fuqishëm mesazhin se të dhënat masive kanë një potencial të jashtëzakonshëm në gjurmimin dhe analizimin e shpenzimeve qeveritare, jo vetëm nga ne audituesit, por edhe nga publiku dhe qytetarët e interesuar. Ndaj bindjen se ne SAI-t, si institucionet më të larta të auditimit publik në vendet tona, do të punojmë fort në këtë drejtim, në sinergji me partnerët e tjerë lokalë dhe ndërkombëtarë, që të dhënat qeveritare të hapen për publikun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto të dhëna të hapura dhe masive do të kenë një impakt të madh në rritjen e produktivitetit dhe të menaxhimit të riskut të programeve dhe fondeve qeveritare. Kjo përbën pa dyshim një sfidë kryesore për rritjen e transparencës, besimit të qytetarit në qeverisje dhe kufizimin efektiv të korrupsionit. Për ne, kjo eksperiencë e një konferencë të plotë të përbashkët shkencore është unikale dhe do të jetë me dobishmëri e përfitim të jashtëzakonshëm”, u shpreh Leskaj gjatë fjalës së mbajtur në konferencë.

Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, zhvilloi edhe takime me drejtues të lartë të institucioneve kuvajtiane. Në takimin me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Marzouq Ali Al-Ghanim, kreu i KLSH-së Leskaj i shprehu mirënjohjen e ndërsjellë për ndihmën dhe bashkëpunimin mes institucioneve dhe popujve respektivë, rëndësinë e auditimit të jashtëm publik si ruajtës dhe garantues të transparencës dhe llogaridhënies, si edhe zhvillimin e forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë e Kuvajtit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?