Leskaj takim me komunitetin çam në Vlorë: PD me program të qartë qeverisës

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj zhvilloi sot një takim me komunitetin çam. Në fjalën e tij, Leskaj theksoi se komuniteti çam është i diskriminuar sot, ndërsa i bëri ftesë atyre që të votojnë PD-në “për të mbrojtur interesat e vlonjatëve” dhe për të bërë të mundur ndryshimin. Ai tha se PD-ja ka një program të qartë, që kryefjalë ka anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur të Shqipërisë në BE.

”Më shumë se kurrë, njësoj si në 22 mars 1992, të gjithë duhet të mbështesim PD, të gjithë ne, duhet të mbrojmë interesat e vlonjatëve, të komunitetit Çam, të vazhdojmë traditat e deputetëve të Vlorës.

Ne sot jemi në diskriminim të plotë që qeveria Rama u ka bërë lagjeve tona, në veçanti lagjeve të vjetra që janë pa rrugë të shtruara, pa furnizim me energji elektrike dhe ujë. kjo ka ardhur për faktin se ju jeni me origjinë çame, se mbështesni PD, se ky sekt kujdeset dhe e percepton Vlorën vetëm fasadë, me projekt edhe riprojekte ku qëllimi i vërtetë është të grabisë fondet.

Ne kemi një vizion, një program të plotë për alternativën tonë që ka objektiv madhorë anëtarësimin në BE. Ne do e realizojmë këtë. Kjo qeveri ky sekt do tentoj të grabisë deri më 24 prill”, u shpreh Leskaj.

SHKARKO APP