Leskovik, vetëvaret në banesë një 47-vjeçar

 

Në prag të festave një person i dha fund jetës, duke u vetëvarur në ambientet e banesës së tij.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Leskovik, të Kolonjës, është gjetur i vetëvarur, në ambientet e banesës shtetasi E.G., rreth 47 vjeç, banues në këtë qytet.  

Trupi i pajetë i tij është gjetur nga familjarët, të cilët nuk kanë mundur t’i vijnë në ndihmë.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë 47- vjeçarin drejt fundit fatal, ndërsa paraprakisht dyshohet se aktin e ka marrë në gjendje depresive.

SHKARKO APP