Leskoviku pa mjekë, pa të rinj dhe vetëm me 1 lindje

Leskoviku, me 3 mijë banorë të regjistruar zyrtarisht, duket se po kthehet në një qytezë fantazmë. Përve@ shpopullimit më shpejtësi, në këtë qytet, po ndihen edhe mungesat e shërbimeve parësore të banorëve siç është shërbimi shëndetësor.

Në qendrën shëndetësore ndodhet vetëm një mjeke, e cila ka dalë në pension, por që vijon të shërbejë me sa mundet. Banorët shumica e të cilëve në moshë të tretë tregojnë vështirësitë që kanë për të marrë ndihmën mjekësore.

Edhe lindjet në këtë qytezë janë me pikatore. Ndërsa ish-arsimtarët e Leskovikut i druhen edhe mbylljes së shkollës së mesme, që më parë numëronte deri në 400 nxënës dhe konviktorë.

SHKARKO APP