L’Espresso: Mafia shqiptare kupola më e fuqishme në Itali

Revista e njohur italiane L’Espresso në numrin e saj të fundit ka trajtuar aktivitetin e bandave kriminale të ardhura nga Europa Lindore që veprojnë në territorin italian.

Mes tyre me një rol mjaft të fuqishëm e të rrezikshëm konsiderohen grupet kriminale shqiptare që merren me grabitjen e vilave dhe apartamenteve luksoze.

Shkak e artikullit të L’Espresso , është bërë grabitja e pak ditëve më parë e apartamentit të prindërve të ministrit të brendshëm Matteo Salvini. Gjatë orëvE të fundit policia italiane ka arrestuar autorët e kësaj grabitje, shtetas gjerorgjianë të njohur me nofkën “rusët” e pjesë e mafias gjeorgjiane me një biznes milionarë në grabitjen e banesave në të gjithë Europën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për revistën italiane, në biznesin mjaft fitimprurërës të grabitjeve, pas gjeorgjianëve renditen grupet kriminale shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Biznesi fitimprurës nga grabitjet i gjeorgjianëve ndahet me kumbarët (padrinët) e Tiranës”, shkruan l’Espresso. “Mafia shqiptare për momentin konsiderohet kupola e huaj më e fuqishme dhe më e rrënjosur në Itali.”

Së bashku me trafikimin e drogës, trafikun e qënieve njerëzore, së fundmi ajo merret dhe me grabitje kryesisht në territorin verior e qëndror të Italisë.

Krahu kriminel i punës vjen nga Tirana , Durrësi dhe nga qyteti i vogël i Milotit ku kanë dhe bazën bandat më aktive shqiptare që veprojnë në Itali. Këto banda , shkRuan L’Espresso nderojnë tre rregulla; respektin, besnikërinë dhe familjen.

Kjo është dhe arsyeja sepse kanuni, kodi kanunor shqiptar parashikon vrasjen si hakmarrje ndaj vdekjes së një familjari. Jo rastësisht grabitësit që janë pjesë e organizatave kriniale shqitpare kanë lidhje gjaku mes tyre. Pak kohë më parë në qytetin e Ternit u shaktërrua një bandë grabitësish e përbërë vetëm nga vëllezër e kushërinj.”

“Ata veprojnë në grupe të vogla, jo të lidhura mes tyre”, ka deklaruar për l’Espresso nënkoloneli i Departametit të Antimafias Marcello Manca. “Jo rrallë për shkak të të ardhurave të larta, tërheqin vëmëndjen e familjeve të fuqishme që përpiqen t’i fusin nën kontrollin e tyre.”

Fuqia e madhe ekonomike i lejon këto banda grabitësish të përdorin pajisje nga më modernet. Në veri të italisë, policia italiane ka zbuluar se para çdo grabitjeje, ata përdornin instrumente që çarkordonin sistemet e alarmeve anti-grabitje të vendosura në banesa si dhe bllokonin valët e aparatave telefonikë.

Grabitësit shqiptarë nuk përdorin kurrë telefona celularë por transmetues të fuqishëm.

“Kemi një radhë djemsh që duan të vijnë e të grabisin në Itali”, është shprehur para një prokurori një nga shqiptarët e arrestuar.

“Edhe nëse kapen bëjnë vetëm 24 orë burg e pastaj lihen të lirë” ka thënë ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?