Letër e thartë për trajnerin e shkarkuar Murinjo

 

Si te mos mjaftonte shkarkimi , Murinjos i ka mberritur nje leter e tharte dhe ironike. Skuadra braziliane, Ibis i ka bërë një ofertë joshëse Jose Mourinhos pas shakrimit nga Chelsea.

Jose Mourinhon ka marrë një propozim “joshës” nga skuadra më e dobët në botë, Ibis. Sipas La Gazzetta dello Sport, ekipi brazilian i ka dërguar një letër portugezit pas shkarkimit nga Chelsea.Klubi i ka ofruar atij një kontratë 2-vjeçare. Paga në këtë kontratë është e konvertuar në ushqim. Gjithashtu, Mourinho mund të zgjedhë të mbajë edhe një kafshë (një mace apo një qen).

Ofertat mund të ‘përmirësohet’ në bazë të performancës që mund të tregojë trajneri në drejtimin e skuadrës. Skuadra e Divizionit të Dytë mban emrin e “ekipit më të keq në botë” për humbjet e njëpasnjëshme. “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se Ibis nuk arriti të fitojë një ndeshje për tre vjet dhe 11 muaj nga 1980 deri më 1984.

SHKARKO APP