Letër nga burgu, ja ç’i shkruan nipi i Enverit Rezarta Shkurtës

 

Nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha,  i cili gjendet në burg për akuzën e  laboratorit të drogës në Xibrakë të Elbasanit, i ka dërguar një letër këngëtares Rezarta Shkurta me rastin e ditëlindjes, të cilën ajo e ka postuar në Facebook.

Ja letra e urimit:

“E dashur e shtrenjta Rezushi ime, uroj që vitin tjetër, 30­-vjetorin ta kalojmë së bashku, diku larg ne të dy… Sot në pamundësi për të të përqafuar e për të të patur pranë, po të shkruaj një letër të dalë nga shpirti. Je gjëja më e shtrenjtë që kam dhe të dua shumë, je jeta ime e mungesa jote rëndohet dita­-ditës. Uroj që 100 vite t’i kalojmë së bashku të lumtur e të gëzuar pranë gocës sonë të mrekullueshme, je nëna më e mirë në botë dhe jam krenar për gjithçka ke bërë. Të dua shumë, Ermali…”

Ndërsa ajo në komentin shqoërues, ndarjen nga Ermali e ka cilësuar si ëndërr të keqe që shpejt do të harrohet…

“Sepse e di që një ditë do harrohet kjo ëndërr e keqe dhe në zgjim më pret ai. Ai që ka 10 vjet që më fal vetëm dashuri, vetëm lumturi, më fali një diamant të vogël me emrin Hera. Të gjithë një ditë do ikim nga kjo botë e s’do marrim asgjë me vete. Po unë pata dhe kam fatin më të madh në botë, që kjo jetë më takoi me dashurinë e vërtetë. Me princin e ëndrrave të mia. Jam e përlotur tani por nga lumturia që të kam në jetën time”,­ shkruan këngëtarja në rrjetin social “Facebook”.

SHKARKO APP