Letërporosi në Greqi dhe Itali, Krimet prova të reja për Tahirin
Prokuroria e Krimeve të Rënda, administron letërporositë nga Italia e Greqi në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.
Këto letërporosi janë administruar, dhe provat e reja do të shërbejnë gjatë hetimit dhe janë të vlefshme deri në korrik të 2018. Javën e ardhshme, ish-ministri do të thirret nga grupi hetimor për t’u njohur me këto prova dhe për të dhënë qëndrimin e tij si person ndaj të cilit kryhen hetimet.
Të pyetur për zhvillimet e fundit ku ish-ministri dorëzoi mandatin e deputetit, hetuesit u shprehën se nëse do ju lindë nevoja për një masë sigurie, ata do ti drejtohen gjykatës dhe jo parlamentit për autorizim, siç ndodhi herën e parë për shkak të imunitetit.
KOHA JONË SONDAZH

