Letra e 20­-vjeçares që u vetëvra.: Të dua shumë Xhoi

Vetëvrasja e studentës 20­-vjeçare nga Fieri, Ida Xherahu, është lajmi më i komentuar këto ditë. Kjo, duke qenë se ajo ka vendosur t’i japë fund jetës pas zhgënjimit në dashuri, por jo për një djalë, por për një vajzë. Ajo është vetëvrarë, pasi e ka kuptuar që vajza tjetër, e cila në një letër që Xherahu ka lënë, quhet Xhoi, nuk ushqente ndjenja të njëjta si ajo. Në letër ajo fillimisht iu drejtohet prindërve, duke iu kërkuar falje.

“Më falni për këtë që bëra, nuk është faji juaj”, shkruan ajo. Ndërsa më pas, letra i drejtohet Xhoit. “Të dua shumë Xhoi. Tani po iki përgjithmonë. E kuptova vonë që ti nuk je ashtu si unë. E kuptova që nuk mund të bëhesh si unë. Dashurinë për ty do ta marr përjetësisht me vete. Lamtumirë,” shkruan 20-­vjeçarja nga Fieri, e cila studionte për Arkitekturë. Ajo e kishte kaluar natën e vetme në një hotel, para se të kryente aktin ekstrem

SHKARKO APP