Letra e plotë nga Ardi Veliu, tregon pse lë postin

Përmes një letre, Ardi Veliu i ka shpjeguar kryeministrit Edi Rama pse lë postin si drejtor i Policisë së Shtetit. Veliu shkruan se nuk kërkon një mandat të dytë, kjo pasi i ka ardhur koha që t’i dedikohet familjes.

Letra e plotë

Për mua ka qenë nder dhe privilegj t’i shërbej vendit si Drejtues i Policisë së Shtetit për 4 vitet ee fundit në një punë sideuese e impenjative të përdithsme, shpesh larg familjes e fëimjëve që kanë sakrifikuar bashkë me mua.

Jam përpjekur që të jap më të mirën time dhe të forcave tona policore duke menaxhuar situata komplekse nga lulfta kundër trafiqeve e drogës, krimit të organizuar e atij të rrugës, flukset e emigrantëve apo dhe tumet shpeshherë të dhunshme.

Por në këto moment kam vendosur të mos kërkoj një mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’u përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve që tani janë në një moshë delikate e të cilëve iu kam munguar pafund këto 4 vite.

Kjo ka qenë padyshim përvoja më e vyer e jetës stime dhe ju falenderoj për besimin, mbështetjen dhe kurajon e vazhdueshme pa të cilat nuk do kishim arritur që të menaxhonim me sukses kaq shumë sfida. Mezi pres të punojmë sërish së bashku në të ardhmen në shërbim të vendit tonë e të njerëzve tanë.

SHKARKO APP