Letra e politikanëve amerikanë dhe evropianë për BE-në, deputeti Shehu: Veprim në dobi të Kosovës dhe Serbisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka falënderuar politikanët evropianë dhe ata të SHBA-së, pasi i kanë dërguar një letër Bashkimit Evropian për të ndryshuar qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në Facebook, Shehu e quajti veprimin si dobiprurës për Kosovën dhe Rajonin, teksa shton se ajo letër duhet të gjejë përkrahje të gjerë në Shqipëri.

”Falendërim politikanëve europianë e të SHBA-së, që kanë iniciuar atë letër për Kosovën. Një veprim i qartë politik, realist e dobiprures në këtë situatë të vështirë jo vetëm për Kosovën, por dhe për Rajonin ai dokument.

Në të vërtetë është një mesazh konkret, që duke shprehur vetëm të vërtetën, ndihmon edhe Serbinë. Është një dokument që duhet të gjejë një përkrahje gjithmonë e më të gjerë në Shqipëri, Rajon e më gjerë.

Pa asnjë lëkundje me atë duhet të reshtohet politika shqiptare, institucionet tona shtetërore e Parlamenti. Të gjithë pa përjashtim. Unë e bëra veprimin tim më shumë kënaqësi”,-shkruan Shehu.

SHKARKO APP