Letra e të rinjve nga Ballkani Perëndimor për çeljen e negociatave, Kërpaçi: Zëri i tyre duhet dëgjuar nga BE

Të rinjtë nga Ballkani Perëndimor, i kanë dërguar një letër liderëve të Bashkimit Europian, për të realizuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti. Në mesin e tyre është edhe kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, e cila shpreson që zëri i të rinjve do të sfidojnë mesazhet burokratike të qeverive dhe ëndrra e një familje Europiane të bashkuar, të realizohet sa më parë.

Postimi i plotë

Në emër të forumit rinor të LSI, sapo kam firmosur kërkesën e IUSY dhe të rinjve të Ballkanit Perëndimor drejtuar liderëve të Bashkimit Europian, për të realizuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti. Integrimi Europian nuk është një slogan propagandistik, por qëndron në ADN e LSI, si një objektiv strategjik i patjetërsueshëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Edhe në 19 Janar 2018, gjatë kohës së një klime politike tepër të polarizuar, kur përballja e opozitës me qeverinë ishtë e tejskajshme në kufijtë e absurdit, LSI do ti dërgonte letër kërkesë Komisionierit të Zgjerimit, z. Johannes Hahn, duke kërkuar hapjen sa më parë të negociatave të Shqipërisë me BE. Në një Europë tashmë të pasigurtë nga Lufta në Ukrainë dhe në dyert e BE-së, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë në kufijtë e një konflikti që mund të marrë përmasa të gjera!

Shumë vite janë humbur në dështime të njëpasnjëshme, për shkak të krizave të lidershipit, në nivel lokal dhe atë europian. Është koha që veprime të vullnetit politik-burokratik europian, si liberalizimi i vizave për Kosovën, nisja e negociatave të anëtarësimit për vendet aspirante, e çdo akt tjetër që na mban të ndarë, të mos ngelen më peng i interesave të ditës. Le të shpresojmë se zëri i të rinjve do të rezonojë më tepër se mesazhet burokratike të qeverive dhe ëndrra e një Familje Europiane të bashkuar, të realizohet sa më parë.

SHKARKO APP