Letra nga Siria, shqiptarja: Çfarë do bëhet me ne dhe fëmijët tanë?

Revajet Shahini, një prej nënave të dërguara në kampin Roxh, pas daljes nga al-Hawl ka dërguar një letër në redaksinë e A2CNN. Ajo kërkon të dijë se çfarë po ndodh me riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur në Siri. Edhe pse Shahini është nga Maqedonia e Veriut ajo kërkon ndihmë për djalin e saj Osama.

“Mami i Fidanit qe po ju shkruaj. Nuk e di çfarë ndodhi me kthimin tonë. Më thatë që të bashkohesha me shqiptarët për t’u kthyer në vendin tim së bashku me djalin tim. Ju morët 1 familje dhe Endrin dhe na latë përsëri në Siri. Ato shqiptarët që erdhën më thanë që do të interesoheshin edhe për djalin tim. U larguan pa asnjë përgjigje”.

Sipas saj u bënë 5 muaj pas operacionit të parë ku u arrit të merren 4 anëtarët e familjes Rasha dhe Endri Dumani. “U bënë 5 muaj që asnjë gjë nuk dimë për fëmijën tim. Patëm shpresë që do ktheheshim por nuk e di se çfarë ndodhi dhe çfarë po ndodh me kthimin tonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?