Levan-Tepelenë mbetet e bllokuar, lëvizja devijohet në rrugën e vjetër të Ballshit

Rrëshqitja masive e gurëve mban prej 5 ditësh të bllokuar lëvizjen në aksin Levan-Tepelenë. Lëvizja drejt jugut  bëhet përmes rrugës së Ballshit, por gjendja e aksit të vjetër është e degraduar. Ndëkohë po punohet për hapjen e një rruge provizore në shpatin e malit që bllokoi rrugën, deri në zgjidhjen përfundimtare pasi ndërhyrja për heqjen e inerteve paraqet rrezik.

Rruga nacionale Levan-Tepelenë, mbetet e bllokuar prej mëngjesit të 23 nëntorit pranë fshatit Poçem, për shkak të rrëshqitjes masive të gurëve.

Autoritetet përgjegjesë hetizojnë për të vepruar, pasi ndërhyrja për hapjen e rrugës paraqet rrezik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë situatë, ARRSH dhe firma e kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit, ka nisur hapjen e një kalimi provizor në shpatet anësore të kodrës që ka rrëshqitur në rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri sa ndërhyra të përfundojë, mjetet që udhëtojnë drejt jugut duhet të marrin rrugën e vjetër të Ballshit.

Në Poçem devijohet drejt Klosit e më pas në Fratar, ku mjetet futen sërish në autostradë.

Por rruga e vjetër është totalisht e degraduar dhe lëvizja aty është e vështirë, siç tregojnë edhe këto pamje.

Pas rrëshqitjes, ARRSH tha se për ndërhyrjen që do të zgjidhë përfundimisht këtë problem do të kërkohet një studim i detajuar, pasi mali ka pësuar një thyerje të fortë tektonike.

Reshjevet intesive, shkaktuan rrrëshqitje gurësh edhe në aksin nacional Burrel-Milot në segmentin e Shkopetit.

Rruga u bllokua për disa orë gjatë natës, ndërsa këtë të martë lëvizja u mundësua vetëm në një sens.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?