”Lëviz makinën”, zbardhet biseda që solli tre të plagosurit në Mamurras
Është zbardhur biseda e zhvilluar mes efektivëve të policisë së Mamurrasit, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja dhe problematikëve të zonës që sollën tre të plagosur në Mamurras.
Mësohet se një prej agresorëve kishte parkuar kundravajtje. Efektivët janë afruar pranë tij dhe i kanë kërkuar që të lëvizë mjetin. ”Lëviz makinën”,-mësohet se i ka thënë ai.
I bindur për autoritetin e tij në zonë, personi në fjalë, për të cilin Dosja.al mësoi se është i afërm i një ish-deputeti, politikan pranë Partisë Socialiste, (emër i njohur për redaksinë), nuk ka lëvizur.
Pikërisht kjo bisedë ka bërë që të shkrepet arma dhe plumbat të lënë të plagosur dy efektivët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, si dhe Nikoll Vorfin, një prej anëtarëve të grupit të autorëve.