Lëvizja e lirë në Europë? Brataj: Nuk besoj se do të jetë dallues fakti se çfarë vaksine ke bërë

Ndonëse Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e Covid-19, qytetarët nuk mund të lëvizin lirshëm në Europë. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skëndër Brataj thotë se nuk beson që vaksinimi me Sinovac do t’i penalizojë shqiptarët për të lëvizur jashtë Shqipërisë. Brataj theksoi se kjo do të varet nga gjendja e një shteti dhe nuk të jetë dalluese fakti se çfarë vaksine ke bërë.

“Komiteti Europian ka vënë jo si kusht, ka vënë që pasaporta e të vaksinuarve që unë të di që kaq njerëz janë të vaksinuar, dhe jam e sigurtë që nuk ka probleme shëndetësore. E dyta të gjithë ata persona që nuk janë vaksinuar detyrimisht do të paraqesin tamponin siç janë vetë moshat nën 18-vjeç ose vetë qytetarët europianë që nuk pranojnë ta bëjnë vaksinën sepse nuk është e detyrueshme. Nuk mund të shkelësh të drejtat e njeriut brenda KE.

Sa i përket shteteve të tjera ose llojeve të vaksinave të tjera është sfumuar shumë edhe ajo direktivë që ishte që do të lejoheshin vetëm persona me vaksina të autorizuara nga EMA. Nuk po përmendet më dhe nuk besoj se do të jetë ky problemi. Shumë shtete brenda BE nuk i detyron dot as EMA as dikush tjetër si do të sillen me qytetarët e vet ose të huaj brenda territorit të tyre.

Kjo varet vetëm në momentin që hapen masat ose si lejohet lëvizja, si është gjendja e një shteti apo tjetri. Shteti vet do të ketë masa të ndryshme nga vaksina, tamponi ose karantina. Gjë e cila përjashton atë që do të kenë pasaportë vaksinimi, por nuk besoj se do të jetë dalluese fakti se çfarë vaksine ke bërë”, u shpreh Brataj në A2.

SHKARKO APP