Lëvizja e Policisë/Në protestë mungojnë forcat Shqiponja, menaxhimi bëhet nga Rendi
Ndryshe nga çdo protestë tjetër kësaj here në protestën para Ministrisë së Brendshme, mungojnë efektivët e repartit Shqiponja. Kjo jo pa shkak.
Për të evituar çdo përplasje të mundshme pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Shqiponjave, Policia e Shtetit ka zgjedhur të mos i ”provokojë” protestuesit para Ministrisë së Brendshme, duke mos i lënë efektivët e Shqiponjave në krye të menaxhimit të mbarëvajtjes së protestës.
Të vetmit që janë para Ministrisë së Brendshme janë efektivët e Rendit.