”Lëvizja për Ndryshim” prezanton kandidatët për Tiranën/ Topalli: Lista më e mirë e 3 dekadave

”Lëvizja për Ndryshim” nën drejtimin e Jozefina Topallit ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputetë në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit. Jozefina Topalli në fjalën e saj është shprehur se përtej Ramës, Bashës dhe Metës, Shqipëria ka dhe njerëz të tjerë që mund të qeverisin. ”Përtej Edi Ramës dhe Bashës së bashku me Metën ka 3 milionë shqiptarë të tjerë, njerëz të tjerë që mund të qeverisin. Ata mendojnë se janë të përjetshëm në pushtet, mirëpo gabojnë. Sot prezantohet 10-shja e parë e listët së Tiranës, në ditët në vijim do të prezantojmë dhe të tjerët në qarqe. Kjo që prezantojmë është lista më e mirë e 3 dekadave, janë të pakorruptuar, janë dinjitoz”,-tha ajo.

LISTA

Elida Hoxha, pedagoge
Robert Çitozi, profesor
Lorenc Radovani, pedagog
Meri Krisaq Lalai, pedagoge/redaktore
Stela Jakova, menaxhim biznesi
Aben Basho, pedagog/botues
Lek Negri, pedagog
Franceska Memia
Jonuz Osmanhagaj
Polikron Polluçi, mjek
Daniela Kavaja

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?