Lëvizja Socialiste për Integrim lajmëron nisjen e anëtarësimeve të reja
Lëvizja Socialiste për Integrim lajmëron nisjen e anëtarësimeve të reja në radhët e saj.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari bën me dije përmes rrjeteve sociale, anëtarësimet e reja në Bashkinë e Devollit.
Njoftimi i Braimllarit
Ne Bashkine e Devollit ku mirepritem anetaresimet e reja ne parti.
Te rinj me energji pozitive, gjimnaziste dhe studente na jane bashkuar gjate kesaj periudhe edhe pse çdo dite e me shume Devolli por dhe vendi perballet me largimin masiv te rinise.
Mungesa e nje plani veprimi te qarte per te investuar tek te rinjte nga ana e qeverise, papunesia, goditja ndaj biznesit te mesem, paligjshmeria dhe konçensionet klienteliste kane vrare shpresen tek te rinjte te cilet largimin nga vendi e shohin si rrugen e vetme te shpetimit.
Sot eshte emergjente vendosja ne zbatim e nje plan veprimi ndaj te rinjve me qellim qe te kthehen ne vend, me besimin se Shqiperia do te behet nepermjet sundimit te ligjit dhe shtetit te se drejtes, duke patur me shume mundesi punesimi dhe shanse te barabarta per te gjithe.