Lëvizja Vetëvendosje: Të arrestohet Ardi Veliu

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë. kërkon arrestimin e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe zyrtarëve të policisë përgjegjës për mashtrimin për vrasjen e Klodian Rashës. ”Shkarkimi e arrestimi i Ardian Veliut, si dhe hetimi i plotë për të gjithë zyrtarët e Policisë së Shtetit që mashtruan mbi vrasjen e Klodjan Rashës, duke hetuar edhe Drejtuesit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), janë kërkesa minimale dhe të panegociueshme, për t’i dhënë një mundësi Shtetit të së Drejtës në vendin tonë”,-thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. Nga ana tjetër, në njoftimin për mediat akuzohet Edi Rama për mënyrën si po menaxhon pasojat e vrasjes policore të 25-vjeçarit. Vetëndosja numëron, siç i quan, pesë akte të paprecedentë të një pushteti të rrënuar moralisht, politikisht dhe ligjërisht.

“Së pari, vrasja e kryer nga efektivi i Policisë së Shtetit. Së dyti, Policia, Qeveria dhe media pranë saj, fshehën dhe manipuluan të vërtetën. Së treti, për 6 ditë me radhë, Policia dhe Qeveria ushtroi dhunë mbi qytetarët, madje dhe mbi minorenët e gazetarët në çdo qytet ku u paraqit rezistencë dhe protestë, duke kryer edhe kërcënime për të ndalur protestat. Së katërti, Qeveria mashtroi në një akt zyrtar, duke e quajtur vrasjen “vdekje aksidentale” para se gjykata të shprehet mbi rastin. Së pesti, në vend që të shkarkonte sot kryepolicin Ardian Veliu, pasi dolën edhe disa pamje filmike nga vrasja e Klodianit që tregonin se vetëm me aksident nuk kishim të bënim, Kryeministri Rama shkoi këtë mëngjes sërish për vizitë te familja Rasha”,-thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila vazhdon duke vënë theksin tek lidhja e Ramës me kryepolicin Ardi Veliu, për të cilin thotë se është i kriminalizuar dhe se është bashkëpunëtor i projekteve të Ramës.

”Është bërë e qartë se Kryeministri Rama fatin e vet politik e ka lidhur as më pak e as më shumë me kryepolicin e kriminalizuar Ardian Veliu. Për ta vrasja e Klodianit është aksidenti që u prishi projektet, ndërsa protestuesit janë “lukunia e halabakëve” që ua nxorën në shesh këto projekte. Kriminalizimi i krerëve të Policisë nuk ka ndodhur pa projekt askund dhe asnjëherë. Ky projekt është kundër shqiptarëve dhe kundër shtetit të së drejtës. Këtë e ka kuptuar çdo protestues që përballë e sheh urdhërin hierarkik “bjeruni”. Cilësimi i krimit si aksident është një akt mashtrimi i kryer drejtpërdrejt nga Edi Rama. Vrasja e Klodjan Rashës quhet aksidentale që edhe polici vrasës të pësojë një ndëshkim më të ulët. Kështu që edhe këtë vrasje, e cila buron nga kriminalizimi i institucioneve, po tentojnë sërish ta manipulojnë në shtetin e Ramës. Një qeveri që mashtron qytetarët dhe e cila mbanë për kryepolic një zyrtar të kriminalizuar është qeveri e dhunës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mënyra si po imponohet Rama tek familja e të ndjerit, për Vetëvendosjen ngjan më shumë si një sjellje mafiozi, se sa një sjellje kryeministër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?