Lëvizjet e shtetasve/ Bum hyrjesh nga Maqedonia, por “braktisje” nga Kosova!
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2019, janë 1 milion e 63 mijë e 358 persona. Krahasuar me Shtator 2018, sipas INSTAT, ky tregues rezulton me rënie 5,2 %.
Në Shtator 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 591.414, krahasuar me Shtator 2018, ky numër është ulur me 11,0 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë nëntë muajve të 2019 është 5.462.002, duke u rritur me 7,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Shtator 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Maqedonia ka pasur rritjen më të madhe me 68,9 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 37,3 %.
Përgjatë nëntë muajve të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 18,1 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,4 %.
SCAN