Lëvizte i armatosur me taksi, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Një i ri është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi lëvizte me armë zjarri si pasagjer në një taksi. Në kuadër të operaciopnit të koduar “Backseat” është vënë në pranga shtetasi Klodjan Shupli, 22 vjeç.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas sigurimit të informacionit se një shtetas, lëvizte i armatosur, me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë organizua operacionin policor të koduar “Backseat”. Si rezultat i veprimeve operacionale, tek Bulevardi i Ri, u ndalua taksia me të cilën lëvizte shtetasi K. Sh., 22 vjeç. Nga kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë.” – thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

I riu akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, teksa materialet i janë referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?