Lëvizte me armë në çantë, kush është i arrestuari në Tiranë

Një djalë i ri i cili lëvizte i armatosur në rrugët e Tiranës, është arrestuar nga shërbimet e njësisë “Shigjeta”.

Gjatë ditës të djeshme, e enjte, efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

Si rezultat i tyre u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Leonardo Rakipllarit, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, në rrugën “Isuf Elezi”, pasagjerit të mjetit, Leonard Rakipllarit, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?