Lëvizte pa patentë, kontrolli i rastësishëm “fundos” të riun

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike i cili drejtonte dhe  automjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike si dhe mbi bazën e informacioneve  të marra në rrugë operative, se një shtetas po përgatitej të shiste lëndë narkotike në doza të vogla, nga efektivët e Sektorit për Krimet në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në hyrje të qytetit të Bulqizës kanë ngritur  një pikë kontrolli ku kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin Sajmir Duriçi, ku gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se drejtonte automjetin pa u paisur me leje drejtimi.

Gjithashtu rezultoi se nën sedilen e pasme të automjetit kishte fshehur një çantë ku brenda saj kishte një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sattiva.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga informacionet e grumbulluara dyshohet se do ta shiste  në doza të vogla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në fund të veprimeve të para hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:

Sajmir Duriçi, 27 vjeç, banues në Dushaj-Bulqizë ( I dënuar  më parë për Vjedhje)

Materialet do ti referohen   Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprat penale “Prodhimit dhe shitje të narkotikëve” , “Drejtim i  automjetit në mënyrë të parregullt ”, parashikuar nga nenet 283/1, 291  të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?