Leximi i hartave dhe partullimi/ Forcat shqiptare bëhen një me ato britanike (FOTO)
Në kuadër të stërvitjes ”Defender 2021”, Forcat e Armatosura shqiptare janë trajnuar ditën e sotme bashkë me partnerët e Mbretërisë së Bashkuar.
Trupat nga të dyja vendet janë përfshirë në trajnime të përbashkëta për dhënien e ndihmës mjekësore, lexim hartash dhe patrullim.
“Forcat e Armatosura Shqiptare trajnohen së bashku me partnerët e Mbretërisë së Bashkuar. Trupat nga të dyja vendet janë përfshirë në trajnime të përbashkëta për ndihmë mjekësore, lexim hartash dhe patrullim. Trajnimet mbështetin Forcat e Armatosura shqiptare në ndjekjen dhe arritjen e kapaciteteve të synuara në kuadrin e NATO-s”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
KOHA JONË SONDAZH





